Portali "Financa të hapura" ka për qëllim ti mundësojë publikut qasje në të dhënat për realizimin e transaksioneve të të gjithë shfrytëzuesve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të menaxhuara nga Departamenti i Thesarit në kuadër të Ministrisë së Financave. Në portalin publikohen të gjitha transaksionet e institucioneve buxhetore në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe transaksionet e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (NJVL) dhe institucionet e tyre buxhetore.
Publiku ka informacione mbi emrin e shfrytëzuesit të buxhetit nga i cili është bërë pagesa, llojin e shpenzimeve sipas klasifikimit ekonomik, pranuesin e mjeteve, ditën në të cilën është bërë pagesa etj. Të dhënat përditësohen dy herë në muaj dhe shfrytëzuesit mund t’i shkarkojnë ato në format të hapur.
Përmbajtja e kësaj ueb faqeje është e përgatitur nga Instituti ndërkombëtar republikan (IRI) me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) . Përmbajtja e portalit “Financat e hapura” është përgjegjësi e autorëve dhe nuk i pasqyron medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.